Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti ne takim pune Zv. Ministrin e Ministrisë Punëve te Brendshme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti ne takim pune Zv. Ministrin e Ministrisë Punëve te Brendshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti ne takim pune Zv. Ministrin e Ministrisë Punëve te Brendshme

Krijuar në datën 07/19/2021

Sot, dt.19.07.2021, Drejtori I Përgjithshëm z. Fadil Kodra I shoqëruar me stafin drejtues priti ne takim pune Zv. Ministrin Blerim Gashani i shoqëruar edhe nga këshilltari z. Lorik Lipoveci.

Tema e takimit ishte njohja për afër me potencialin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent ne ballafaqim me situate, sfidat dhe kërkesat për ngritje te kapacitetit te Agjencisë për te u përballë me kërkesat e qytetareve dhe institucioneve ne situate emergjente.

Ne fryme mirëkuptimi dhe debati me arsye ,u trajtuan edhe tema substanciale ne kahen e mire zhvillimit filluar nga kapaciteti operacional ne dispozicion për reagim , ku edhe për te saten here u spikat vështirësitë dhe mungesa ne personel te Njësive për Zjarrefikje dhe Shpëtim, po ashtu edhe mungese e ndërveprimit nga niveli Lokal –Komunal me nivelin qendrorë.

Takimi u përmbyll me zotimet e qëndrueshme per mbështetje te pa kompromis për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent , ne ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve , po ashtu edhe mbështetje për zhvillimin e ekspertizave te fushave prioritare me qellim te përmbushjes se fushës se misionit ne interes te qytetareve te vendit.